Site icon PrishtinaPress

Në Klinikën Infektive 11 pacientë me gjendje të rënduar

Mjekja k në Klinikën Infektive, Arjeta Zogaj- Berisha në një konferencë për media ka bërë të ditur se në Klinikën infektive të hospitalizuar me COVID-19 janë 53 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve edhe për shtatë raste tjera.

Ajo bëri të ditur se 11 persona janë me oksigjeno-terapi dhe janë në gjendje më të rënduar, kurse në mjekim intensiv janë dy persona.

“53 raste pozitiv me coronavirus, 11 me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë të intubuar. Një grua shtatzënë nga Gjakova dhe një rast tjetër nga Prizreni. Për momentin është stabile. Me parametra është stabil. Shpresojmë që të kaloi më mirë. Por nuk mund të flasim derisa është ajo është e intubuar. Edhe bebja në konsultim me gjinekologët na kanë thënë që është mirë”, tha më tej ajo.


E pyetur për gjendjen e presidentit Berisha, tha se nuk është në dijeni se a i është marrë mostra për COVID-19 presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pasi nuk ka qenë në Klinikën Infektive.

Exit mobile version