Site icon PrishtinaPress

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” u mbajt mesha për ditën e Pashkës

Besimtarët katolikë sot kremtojnë Pashkën, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje kjo që simbolizon besimin te zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Sot, në orën 11, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha kryesore e kësaj dite të shenjtë për besimtarët katolikë. Ndërsa në orën 19 Ipeshkvi i Kosovës organizon pritjen solemne me rastin e Pashkës./PrishtinaPress/

Exit mobile version