0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Në Kampusin e Universitetit kërkohet memorial për studentët e vrarë gjatë luftës

Kryetari i Unionit të Studentëve, Arben Mehmeti ka thënë në Klan Kosova se është bërë tashmë kërkesa tek rektorati, për të ndërtuar një memorial përkujtimor brenda hapësirës së Kampusit Universitar.
Ky memorial për të cilin sipas Mehmetit ishte bërë kërkesë edhe më herët, do të përmbajë emrat e studentëve të cilët kanë humbur jetën nga gjenocidi serb në Kosovë.
Ndonëse një kërkesë e tillë është bërë, kryetari i Unionit të Studentëve tha se kjo temë nuk ndërlidhet aspak me çështjen e kishës ortodokse brenda kampusit universitar, raporton Klan Kosova.

“Përkundër asaj që studentët kanë dhënë shumë në atë kohë, ka një numër të caktuar të tyre që kanë rënë dëshmor, nga gjenocidi serb në Kosovë. Prandaj tashmë është dërguar një kërkesë në rektorat, për ndërtimin e një memoriali përkujtimor, e në këto ditë do të presim përgjigje”.
“Nuk e mohojmë që edhe në të kaluarën ka pas kërkesa të tilla, por për arsye të ndryshme, kërkesa nuk është përfillur, ka qenë arsyeja financiare e disa çështje të tjera”.
“Ne jemi në prag të fillimit të ri akademik dhe 1 tetori ka qenë një datë e cila cilësohet histori e kthesës. Kërkesa ka qenë e përpiluar më herët por për shkak të pushimeve verore dhe për shkak të gjendjes në universitet të ndërrimit të stafit, paraqitja e saj shtyhej”.
“Nuk mund të them numrin e saktë e studentëve që kanë humbur jetën në atë periudhë lufte, ngase mundem me e gabuar numrin, por në ditët në vazhdim do të publikohet çdo gjë. Memoriali do të jetë një simbol që identifikon fuqinë e studentëve të asaj kohe por edhe të tashme”.

“Nuk duam të vendosim vetëm një pllakë të thjeshtë, por duam një memorial që mbahet mend por që kushton financiarisht ngase e kaluara e Universitetit të Prishtinës është e mbuluar me ngjarje të ndryshme të dhimbshme që kanë përjetuar studentët dhe stafi universitar”.
“Si ide e jona është trekëndëshi ku i bie lokacioni nga Biblioteka Kombëtare dhe Fakulteti Ekonomik, por që kjo nuk ndërlidhet fare me atë që quhet kishë, ajo është ndërtuar në masa të dhunshme. Nuk ka kishë brenda Universitetit, aty është një objekt i ndërtuar pa leje”.
“Kampusi i Universitetit të Prishtinës ka hapësirë, por nuk është afër atij objekti. Ai objekt duhet të rrënohet dhe nuk është e ndërtuar në një hapësirë të duhur dhe të lejueshme. Nuk jemi kundër kishave ortodokse por jemi kundër atyre ndërtimeve fashiste”.
“Pas procedurave që do përfundohen në rektorat, ne do të marrim leje edhe nga Komuna e Prishtinës. Në rektorat duhet përfillur një kërkesë e tillë, sepse është një obligim moral jo vetëm institucional të ndërtohet një memorial për studentët e vrarë”, ka përfunduar Mehmeti, në Sytë 7, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img