1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në Kamenicë sot regjistrohet viktima e dytë nga COVID-19

Edhe një qytetar i Komunës së Kamenicës, i prekur nga coronavirusi, ka humbur jetën sot.

Ky është rasti i  dytë nga Kamenica që ka humbur jetën sot nga COVID-19, e lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

Ndryshe, në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.

Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img