Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë pretendimet për një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin.
Pavarësisht refuzimit të Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, Vuçiq theksoi se vendi i tij është i përkushtuar në rrugën e tij evropiane.
Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiç sqaroi se ai as nuk është takuar dhe as nuk ka folur me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.
“Ne jemi në rrugën e BE-së. Po, ne tradicionalisht kemi raporte të mira – nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo – me Rusinë, gjithmonë ka qenë kështu mes serbëve dhe rusëve”, tha ai, raporton Radio Evropa e Lirë.