1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Në Japoni të flesh gjumë gjatë orarit të punës është normale!

Ekziston një lidhje e dëshmuar midis mungesës së gjumit dhe emocioneve negative, por a është një zgjidhje e duhur që të marrim një sy gjumë gjatë orarit të punës?

Hulumtimet nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit (NSF) sugjerojnë se mungesa e gjumit mund të ketë një ndikim negativ në emocionet tona. A mundet që dremitjet prej 20-30 minutash të krijojnë një fuqi punëtore më produktive dhe të kenë një ndikim pozitiv në humor, përqendrim dhe vëmendje? Në disa vende kjo jo veçse nuk shihet negativisht, përkundrazi inkurajohet fuqishëm që punëtorët të bëjnë një sy gjumë në vendet e tyre të punës.

Një sy gjumë në punë mund të perceptohet si një shenjë dembelizmi dhe mund të shihet si shumë negative që në disa kompani edhe ndëshkohet, por jo edhe në Japoni. Stili i shpejtë i jetesës së banorëve të qyteteve të Japonisë i ka bërë që të praktikojnë atë që njihet si “inemuri”.

Inemuri ka kuptimin e “të fjeturit ndërsa janë të pranishëm”. Falë inemuri-ve, punëtorët japonezë mund të flenë në transportin publik, në tavolinën e tyre të punës apo edhe gjatë takimeve. Madje ky veprim në Japoni konsiderohet si një shenjë e punës së palodhur.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img