Site icon PrishtinaPress

Në hall nga hajnat, banorët e fshatit në Malishevë thonë se do të armatosen

Rastet kur banorët e fshatit Mleqan të Malishevës janë bërë cak i vjedhjeve, tashmë janë bërë të zakonshme.

Derisa të hënën plaçkitën tri shtëpi, duke marrë stoli e ari, vetëm tri ditë më pas hajat hynë sërish në këtë fshat.

Një nga banorët thonë se ata i kanë vjedhur disa krerë lopë. Banorët thonë se kanë kërkuar nga policia që të dërgojë një ekip patrullues në këtë fshat, por meqenëse ata nuk e kanë bërë këtë, banorët po thonë se po detyrohen të armatosen vetë.

“Na nuk dimë ma se çka bajmë, ne do të armatosemi. Le ta dinë stacioni i policisë, le ta dinë çdokush, shoka jem ma pa to ditë as natë nuk ka me shku dhe nuk ua dorëzoj policisë. Le ta dinë me më vra mujnë, me ma marrë armën kurrë”, ka thënë ai për ATV.

Sipas një banori, vjedhja e ndodhur mbrëmë është bërë në shenjë hakmarrje pas protestës që banorët e kishin bërë para gjykatës në Malishevë.

 

 

 

Exit mobile version