Grupi Lufthansa që ka në pronësi kompanitë ajrore si Eurowings dhe Austrian Airlines do të reduktojë dukshmëm fluturimet nga Evropa për në shtetet e Ballkanit në muajin korrik dhe gusht. Fluturimet do ta prekin edhe Prishtinën dhe do të ketë shkurtime të numrit të fluturimeve nga Cyrihu, Dyseldorfi drejt kryeqytetit kosovar gjatë muajit korrik.
Exyuaviation raporton se mbi 3 mijë fluturime të Lufthansa Group do të anulohen dhe do të përgjysmojë operimet në disa nga kryeqytetet e Ballkanit.
“Luftfhansa Group do të anulojë mbi 3.000 fluturime në korrik dhe gusht për shkak të mungesës së personelit që po shkakton pengesa si te linjat ajrore ashtu edhe aeroportet në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Shkurtimet e shërbimeve, dhe në disa raste pezullimet e destinacioneve, do të ndikojnë pothuajse në të gjitha tregjet e shërbyera nga Grupi Lufthansa në ish-Jugosllavi. Sipas “Aeroroutes”, këtë korrik, vetë Lufthansa do të reduktojë operacionet e saj nga Mynihu në Beograd me 58 fluturime gjatë muajit në vend të 93 të planifikuara fillimisht. Operacionet nga kryeqyteti bavarez në Zagreb do të reduktohen nga 31 në 28. Transportuesi gjerman do të anulojë gjithashtu një rotacion gjatë muajit nga Frankfurti dhe Mynihu në Ljubljanë, me 61 dhe 30 fluturime e të planifikuara tani respektivisht”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, kompania Eurowings që është në pronësi të Lufthansa Group do të shkurtojë numrin e fluturimeve drejt Prishtinës nga Cyrihu dhe Duselfdorfi.
“Kompania me kosto të ulët Eurowings po redukton ndjeshëm frekuencat në të gjithë rrjetin e saj muajin e ardhshëm. Transportuesi do të pezullojë shërbimin e tij Këln – Dubrovnik, ndërsa do të ndalojë përkohësisht operimet midis Shtutgartit dhe Beogradit, nga 28 qershori deri më 12 gusht. Për më tepër, do të kryejë vetëm dhjetë fluturime midis Dyseldorfit dhe kryeqytetit serb gjatë muajit, në vend të katërmbëdhjetë. Shërbimet nga qyteti gjerman në Zagreb do të shkurtohen nga trembëdhjetë gjatë muajit në nëntë. Eurowings do të reduktojë gjithashtu operacionet e saj në kryeqytetin kroat nga Këlni, nga 26 në katërmbëdhjetë fluturime dhe nga Shtutgarti, nga 23 në katërmbëdhjetë fluturime në korrik. Sarajeva nuk do të kursehet, me transportuesin buxhetor që do të kryejë nëntë fluturime gjatë muajit në vend të trembëdhjetë të planifikuar fillimisht. Një numër qytetesh në bregdetin kroat do të ndikohen gjithashtu. Linja ajrore do të reduktojë fluturimet nga Këlni, Dyseldorfi dhe Shtutgarti për në Rijeka, si dhe nga Shtutgarti në Pula dhe Split. Prishtina do të ketë më pak shërbime nga Dyseldorfi dhe Cyrihu”, thuhet tutje.
Austrian Airlines planifikon të reduktojë operacionet e saj midis Vjenës dhe Zagrebit këtë korrik, me kompaninë që tani do të kryejë 44 fluturime gjatë muajit në vend të 53 të planifikuara fillimisht. Nga ana tjetër, Brussels Airlines po redukton operacionet e saj në Lubjanë nga 26 në 22. Në këtë pikë, Sëiss nuk planifikon të zvogëlojë shërbimet e saj në tregjet ish-jugosllave në korrik.