Site icon PrishtinaPress

Në Hagë vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të vazhdojë edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së fillon nga ora 15:00.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Exit mobile version