Site icon PrishtinaPress

Në gusht, vdiqën më shumë burra se gra në Kosovë

Në muajin gusht janë regjistruar 799 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të publikuar të premten, thuhet se gjatë gushtit vdiqën 472 burra e 372 gra.

Ky raport prezanton lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin gusht 2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin gusht janë regjistruar 2 283 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 194 lindje janë meshkuj dhe 1 089  lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 799 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 427 janë meshkuj dhe 372 janë femra.

Në muajin gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 2 374 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 162 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)./Prishtinapress/

Exit mobile version