9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Në gusht dhe shtator do të rritet prania e trupave të KFOR-it në Kosovë

Gjatë muajve gusht dhe shtator, Forca e KFOR-it në Kosovë do të zhvillojnë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale.

Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren, njofton KFOR.

“Një kontingjent i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 13 gusht, me detyrën për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të strehuar një kontingjent më të madh të NATO -s që do të marrë pjesë në stërvitjen e përmendur. Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të arrijnë deri në fund të gushtit”.

Kjo stërvitje njoftohet se do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator.

“Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse”.

“Kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”. Trupat nga vendet aleate stërviten së bashku me njësitë e KFOR -it si pjesë e Forcës Operative Rezervë”.

“Edhe pse gjasat janë të vogla, forcat rezervë shtesë të NATO -s mund të thirren në rast se KFOR-it i nevojitet ndihmë në zbatimin e mandatit të saj të OKB-së për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img