2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Në Greqi protestojnë kundër letërnjoftimeve të reja, pretendojnë se kanë çipa

Rreth 5 mijë persona janë mbledhur të hënën në Tesalonik në Greqi, për të shprehur kundërshtimin lidhur me prodhimin e letërnjoftimeve të reja, ka njoftuar policia lokale.

Demonstruesit, duke valëvitur flamujt grekë dhe duke bartur transparentë, u mblodhën para kullës së bardhë të qytetit, transmeton Telegrafi.

Pakënaqësinë e tyre e shprehën me sloganet, himnin kombëtarë dhe fjalimin e një prifti që paralajmëron për kundërshtarët e popullit grek.

Pas tubimit, demonstruesit vazhduan qendrës së qytetit dhe më pas janë shpërndarë në mënyrë krejt të qetë.

Kartat e reja të lexueshme nga makina do të zëvendësojnë dokumentet aktuale të identifikimit, që përmbajnë informacione personale si emri, emrat e prindërve, adresa dhe lartësia. I vetmi informacion shtesë, grupi i gjakut.

Megjithatë, mjaftuan këto informacione që adhuruesit e teorive konspirative të nxitin debat lidhur me këto letërnjoftime, e disa pretendojnë se letërnjoftimet posedojnë çipa që autoritetet u mundësojnë t’i përcjellin ngado që lëvizin pronarët e këtyre letërnjoftimeve, e madje përmes tyre edhe mund t’ju kontrollojnë mendjen.

Në përgjigje të shqetësimeve të tilla, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gjatë një takimi të fundit të kabinetit, shprehu zhgënjimin dhe sqaroi se kartat nuk do të përfshijnë asnjë çip, kamera apo pajisje dëgjimi.

Lidhjet detare të protestuesve përbënin një dilemë për kishën greke, pasi disa peshkopë mbështetën aktivisht demonstratat.

Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos, të cilit i mungon retorika e zjarrtë e paraardhësit të tij, Kryepeshkopit Christodoulos, tha se Sinodi i Shenjtë i Kishës do të lëshojë një deklaratë mbi letërnjoftimet në ditët në vijim, duke këshilluar kujdes dhe maturi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img