2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“…në gjumë bërtas, djersitem”, dëgjohet dëshmitari i tretë në rastin e “Calit”

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i -ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti it ë cilit nuk bëhet publik.

Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së dje, dëshmitari W01679 po u përgjigjet sot pyetjet të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues.

“Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem me flejtë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po më duhet me ndejt me qetësues ose diçka (…). Një film me këqyre ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me flejtë, unë në gjysmë narte bërtas, falë familjes që e kam dhe më kupton, i ka mësu këta gjëra tash, në gjumë bërtas, zgjohem djersitem shumë, lloj-lloj gjërash, mi kujton këto zërat e njerëzve, këto sene mi kthen krejt”, ka thënë dëshmitari derisa është pyetur nga avokatja Anni Pues.

Salih Mustafa po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës n ë Hagëm e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /KP.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img