Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar mbrëmë rreth vizitës – në trajtë fushate – në Gjilan të Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, ku qyteti i përshkuar nga reduktime të rënda të energjisë elektrike.
“Veç sot kemi pasur 23 orë mungesë energjie elektrike”, shkroi Xhemali i AAK-së, për çka edhe kosntatoi se Kurti u kthye “në vendin e krimit”.
Postimi i plotë:
Plot 32 mijë vota i ka pas marrë Albin Kurti në vitin 2021 në Gjilan. Gjilani besoi masovikisht në Kurtin. Pas katër vitesh Kurti po kthehet në “vendin e krimit”, duke premtu zhvillim ekonomik e punësim të punëtorëve të Bangladeshit, paftyrë sepse veç sot kemi pasur 23 orë mungesë të rrymës. As nuk na ndihmoi që ta perfundojmë autostradën, as nuk na ndihmoi që të ndërtojmë stadiumin e asnjë projekt kapital tjetër.
Para dy vitesh na ka pas sugjeruar që kur nuk ka rrymë me u mbulu me qebe. Kater vjet të humbura për Anamoraven. Nuk do te duhej të konsiderohej njerëzore që Kurti t’i sheh qytetarët e Gjilanit veç si maqinë të votave. 4 vjet i humbe Gjilan. Mos i humb edhe katër të tjera.