Shpend Ahmeti edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë jashtë Kosovës. Ai është kapur mat në Gjermani nga mërgimtarët. I pari i Prishtinës u pa në Europa Park, ku çmimet për hyrje janë mjaft të larta. Ahmeti në këto foto shihet duke u argëtuar me gruan dhe fëmijët e tij. Ahmeti javë parë ishte kapur në jahtin e Devollëve në Budvë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe këtë vikend është duke e kaluar jashtë Kosovës më familje. Ai këtë herë ka udhëtuar për në Gjermani, këtë udhëtim Ahmeti e ka bërë të premten, ndonëse është ditë punë.
Disa nga mërgimtarët që jetojnë atje e kanë kapur mat Ahmetin. Ahmeti në këto foto që i ka publikuar gazetari Xhevat Rexhaj shihet se na kokë mban një kapelë të bejsbollit.
“Masi i ka krye punët në Jahtë të Budves, Shpeni Ahmeti po knaqet në Gjermani, po i lakmoi boll. Në Freiburg ( europa park) ku biletat hyrëse janë mbi 50 Euro, po normal ka pare nga Jahta …. nga paparacët e mi, info ! E sa mijera mergimtare shqiptare jetojne ne Gjermani e kurrnjihere si kane dergue femijet e tyne në atë vend argetues, ngase derdhshin para për Kosovën, e tash !!!”, ka shkruar gazetari Rexhaj në profilin e tij në Facebook.
Kurse, mërgimtari tjetër, Jeton Berisha, që po ashtu ka bërë publike një foto të Ahmetit në Gjermani ka treguar se si i pari Prishtinës po argëtohet në Europa Park.
“Qe njeri prej tyre duke u argëtuar në Europa Park në Freiburg të Gjermanie”, ka thënë ai.
Hyrja në këtë park është nga 50 deri në 70 euro.