-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në fundjavë nis Superliga, ndeshja kryesore Drita – Llapi

Data 12 gusht, është koha kur hapet perdja e edicionit të ri të Superligës në futboll.

Dy ndeshje luhen të shtunën e dy të dielën, derisa Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë.

Ballkani në fuqi i Superligës, Ballkani e nis edicionin në udhëtim tek skuadra e Lirisë, e cila rikthehet në elitë, pasi rrëzoi Ferizajn në barazh pas penalltive.

Kjo sfidë luhet të dielën, e bashkë me të luan edhe nën kampionia, Drita që në shtëpi e zhvillon derbin e xhiros së parë me Llapin.

Llapjanët edicionin e kaluar ishin jashtë objektivave, e këtë verë ishin kampion sa i përket transferimeve.

Të shtunën, Dukagjini në shtëpi e pret Malishevën.

Për klinasit, edicioni që e lamë pas ishte më i miri në histori të këtij ekipi, përfunduan të katërtit, si dhe morën pjesën në garat evropiane.

Përballja e fundit është mes Prishtinës e Feronikelit 74, që do të luhet në kampin nacional në Hajvali.

Kryeqytetasit arritën fitimin e Kupës, por për shkak të mos licencimit nuk u paraqitën në Evropë.

E Feronikeli vjen në elitë nga Liga e Parë.

Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë për shkak të gjilanasve që kanë bërë kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve nëpër të cilave janë duke kaluar.

Të gjithë përballjet e xhiros së parë të Superligës nisin nga ora 17:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img