7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Në fillim të prillit pritet të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-Serbi”

Analisti Drizan Shala ka përmendur fillimin e muajit prill si afat kur pritet që të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, data se kur do të arrihet kjo marrëveshje do të bëhet e ditur në takimin që pritet të mbahet ditëve në vijim në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shala ka thënë se draft-statuti i cili u është dorëzuar përfaqësuesve përkatës do të harmonizohet me interesat e të dyjave palët.

“Tani çdo gjë varet nga takimi që do të kemi në ditët në vijim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb në Bruksel. Nga ky takim do të kemi datën kur do të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi”.

“Sipas të gjithave gjasave, do të jetë fillimi i muajit prill të këtij viti, kur palët do të dakordohen, ndërsa draft-statuti që i është dorëzuar mekanizmit përkatës, përfaqësuesve përkatës, do të diskutohet dhe harmonizohet me interesat e të dyjave palëve e pastaj do të kemi një përfundim të draft-statutit final, njëkohësisht do të kemi marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img