1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Në fillim të javës nisin konsultat për rrëzimin e Qeverisë

Në fillim të javës së ardhshme fillojnë konsultat për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami pritet që të filloj konsultat me dy homologët e saj nga dy subjektet tjera opozitare, AAK dhe Vetëvendosje për fillimin e mbledhjes së nënshkrimeve për futjen e kësaj çështjeje në rend dite për njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka thënë për Lajmi.net se të hënën ose të martën do të fillojnë konsultat për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Kjo është iniciativë e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, e cila rrjedhë edhe si rezultat i pakënaqësive të deputetëve dhe akterëve të mazhorancës dhe unë mendoj se nesër apo pasnesër, kryetarja e Grupit Parlamentar  do të filloj konsultat me grupet tjera parlamentare, fillimisht me ato të opozitës, pra me AAK-në dhe me Vetëvendosjen e më pas edhe me deputetët e mazhorancës për këtë mocion”, ka thënë Berisha.

Ai më tej, është shprehur i bindur se kjo iniciativë do të ketë sukses, pasi sipas tij atë do ta mbështesin edhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës.

“Disa deputetë të mazhorancës janë deklaruar se do ta mbështesin këtë iniciativë, dhe unë besoj se kjo iniciativë do të ketë sukses. Por besoj që nesër apo pasnesër do të fillojnë diskutimet, do të mblidhen 40 nënshkrimet për ta fut në rend dite këtë çështje. Dhe më pas pres rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka shtuar Berisha.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës  Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, pra me mbledhjen e nënshkrimeve të së paku 40 deputetëve.

Ndërsa, mocioni i mosbesimit konsiderohet se është pranuar, nëse për të votojnë shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (mbi 60 deputetë).

Por, nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img