Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është e ftuara speciale në “Eurovison 2023”.
Ajo do të përformojë disa prej hiteve më të mëdha në natën e parë (9 maj). Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e ‘Eurovision’ në Instagram.
Siç dihet tashmë, këngëtarja kosovare Albina Kelmendi me familje do të marrë pjesë në këtë garë, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”.
Ata do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj 2023.