7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Në dy ahengje në Skenderaj arrestohen dy persona me armë, prokurori i lë të lirë

Janë arrestuar dy persona mbrëmë në Skenderaj për armëmbajtje pa leje.

Dy të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Prekaz i Epërm dhe tjetri në Ternavc.

Policia ka konfiskuar dy armë dhe të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS · Fsh. Prekaz i Epërm, Skenderaj 12.08.2023-20:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me shtatë (7) gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Ternavc, Skenderaj 12.08.2023-22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë dhe dhjetë (10) gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img