Site icon PrishtinaPress

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, UNFPA do të promovojë hapësira digjitale gjithëpërfshirëse dhe të sigurta për të rinjtë

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, UNFPA Kosovë do të ngrejë një stendë në Prishtina Mall për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën digjitale përmes fushatës Bodyright. Fushata Bodyright është një nismë globale nga UNFPA, që synon të luftojë dhunën digjitale dhe të avokojë për mbrojtjen e të drejtave të individëve në internet.

Bashkohuni me ne për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe për të mbështetur të rinjtë tanë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme digjitale më të sigurt. Së bashku, ne mund të sigurojmë që hapësirat digjitale të jenë gjithëpërfshirëse, të respektueshme dhe pa dhunë.

Detajet e ngjarjes:

Data: 12 gusht 2024

Lokacioni: Prishtina Mall, Prishtinë

Ora: 12:00 – 20:00

UNFPA Kosova mbështet të rinjtë përmes programeve të dizajnuara për të ofruar mundësi reale për pjesëmarrje aktive dhe zhvillim të aftësive jetësore. Në vitin 2024, si pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ne synojmë të theksojmë rolin vendimtar të të rinjve në krijimin dhe ruajtjen e hapësirave digjitale të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht duke adresuar dhe luftuar dhunën digjitale përmes fushatës Bodyright.

Exit mobile version