Sot në Ditën e Tokës, presidentja Osmani ka pritur nxënësit e shkollës fillore “Mihal Grameno”, “Fehmi Agani” dhe “Zenel Hajdini”, për të diskutuar për problemet mjedisore nnë Kosovë dhe zgjidhjet konkrete.
Osmani ka thënë se mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit tonë.
“Çdo ditë është Dita e Tokës. Bashkë me nxënësit e shkollave fillore “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, “Fehmi Agani” dhe “Zenel Hajdini” diskutuam për problemet mjedisore në Kosovë dhe zgjidhjet konkrete. Mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit tone”, ka shkruar Osmani në Facebook.