Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e parë zyrtare të dimrit, gati gjashtë milionë njerëz në shumicën e rajoneve të Ukrainës nuk kanë energji elektrike, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të mërkurën mbrëma.
Të mërkurën, shërbimi i emergjencës shtetërore i Ukrainës ka thënë se nëntë persona kanë vdekur nga zjarret, pasi kanë thyer rregullat e sigurisë në përpjekje për të ngrohur shtëpitë e tyre pas sulmeve ruse në objektet e energjisë.
“Vetëm ditën e fundit ka pasur 131 zjarre në Ukrainë, 106 prej tyre në sektorin e banesave. Nëntë persona vdiqën, tetë u plagosën”, tha shërbimi i urgjencës. /abcnews.al