Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka bërë të ditur se në Ditën e Flamurit, Unioni i Bashkive Shqipëtarëve ka ndarë një mirënjohje për të.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar kryetarin e Unionit dhe të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
E nderuar me mirënjohje për kontribut shoqëror nga Unioni i Bashkive Shqipëtarëve në ditën më të bukur të shqipëtarëve 28 Nëntor – Tiranë.
Faleminderit krejt shqiptarëve me moton: “Para se me pyet shtetin çka ka bërë për ty, pyete veten çfarë ke bërë për ti për shtetin”. Gëzuar”, ka shkruar tutje Hoxha./Klankosova.tv.