6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në ditën e diplomimit të 325 ushtarëve të rinj, presidentja me program shtetëror për FSK-në

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 325 ushtarë të rinj. Për ta e për pjesëtarët e tjerë të FSK-së, presidentja Osmani premtoi mbështetje përmes një programi shtetëror në të cilin tha se është duke punuar. Për përkrahje ndaj ushtrisë, u zotua edhe kryeministri Albin Kurti.

Për ta mbrojtur atdheun u betuan edhe 325 ushtarë të rinj të cilët iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shërbimin ndaj shtetit të tij e sheh si privilegj, ushtari Sali Morina i cili diplomoi të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

“Ëndrra e ime më e madhe është për t’i shërbyer atdheut, dhe me qenë afër atdheut dhe familjeve dhe njerëzve që më duan, sigurisht që po se Kosova zakonisht e ka pas këtë traditë deri në frymën e fundit”, deklaroi Morina.

E për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se është duke punuar në një program shtetëror të mbështetur në shtatë shtylla. Presidentja, e cila është edhe komandante supreme e FSK-së, tha se synohet forcimi i statusit zyrtar dhe përmirësimi i mirëqenies socio-ekonomike të ushtarit të FSK-së.

“Realizimi i pagesave të shtesave në pagat e rrezikshmërisë, e dyta është realizimi i pagesave të punës me ndërrime apo të kujdestarisë dhe punës jashtë orarit. E treta është shërbimi i sigurimit jetësor dhe shëndetësor. E katërta është ndërtimi dhe funksionalizimi i spitalit ushtarak për shërbime deri në nivelin terciar për ushtarakët dhe policët tanë dhe për familjet e tyre”, tha Osmani.

Tri të tjerat kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së ushqimit dhe transportit, sigurimin e banimit të përballueshëm dhe krijimin e fondit kreditues me kushte të veçanta për pjesëtarët e FSK-së.

Për mbështetje ndaj ushtarakëve, në këtë ceremoni u zotua edhe kryeministri, Albin Kurti.

“Grupi juaj është shumë i veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë gjithsej 325. Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtjes së paqes së patjetërsueshme. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të Qeverisë”, tha ai.

Ushtarët që diplomuan janë gjenerata e dytë e Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Trajnimi i tyre bazik ka zgjatur nëntë javë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img