3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Në “Ditën e Çlirimit”, Komuna e Prishtinës shpall “Qytetar nderi” gazetarin britanik, Vaughan Smith

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast qytetar nderi u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën solemne tha se gazetari britanik Smith, ka pasqyruar luftën e fundit në vend përmes punës së tij.

Ai po ashtu gjatë kësaj seance paraqiti punën e gazetarit Smith përmes një video-incizimi.

Seanca solemne për “Ditën e Çlirimit”, të Prishtinës

“Ndër ata që kontribuuan drejt realizimit të ëndrrës tonë për liri ishin dhe shumë të huaj, e që i treguan botës me fjalë e me pamje për ato që po ndodhnin në Kosovë. Gazetar të dedikuar me punën e tyre të cilët bën që zëri ynë të dëgjohej e sakrifica jonë të shihej botërisht”, ka thënë Rama.

Rama po ashtu tha se 23 vjet më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për lirinë.

“Jemi mbledhur në këtë seancë solemne ta shënojmë këtë ditë kaq të rëndësishme për kryeqytetin dhe mbarë vendin ‘Ditën e Çlirimit të Prishtinës’. Si sot 23 vite më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për të drejtën më të shtrenjtë, lirinë.

Kjo ditë shënon fundin e bombardimeve të NATO-s, rrjedhimisht fundin e luftës së Serbisë në vendin tonë. Në kujtesën tonë, kjo ditë ende mbetet ditë e shenjtë, sepse mijëra fëmijë, gra e burra, mijëra familje kosovare sakrifikuan jetën për ëndrrën tonë të përbashkët…Fal tyre sot atë ëndërr e gëzojmë si realitet të lirë në vendin tonë. Fal tyre, 11 qershori është bërë simbol i shpresës, i fitores së të mirës ndaj të keqes, është bërë fillimi i një kapitulli të ri, të cilin ende jemi duke e shkruar të gjithë së bashku”, tha Rama.

Ai po ashtu u shpreh se shumëçka ka ndryshuar për të mirë nga paslufta e deri më sot, por siç theksoi Rama “rruga është ende e gjatë”.

“Në këtë kapitull të ri është tash radha jonë që ta nderojmë veprën e atyre që sakrifikuan për liri, por jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Sot u përulemi ushtarëve të UÇK-së, atyre që rezistuan për të parë Prishtinën të lirë, dëshmorëve dhe familjeve të tyre. U përulemi atyre që dhanë kontribut të pashoq, që hapën shtëpitë e tyre për shkolla, u përulemi atyre që u dëbuan dhe zgjodhën sërish Prishtinën…Le ta kujtojmë 11 qershorin, që të kujtojmë që misioni ynë është që të punojmë për brezat që po vijnë për hir të sakrificës së tyre që sot nuk janë më në mesin tonë”, ka thënë Rama.

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së dala nga lufta, Fatmir Sopi foli për veteranët e UÇK-së, duke thënë se janë duke u lënë anash nga shteti.

Fatmir Sopi

Sopi me këtë rast tha “Shteti ynë i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre ende nuk ka vullnetin që të merret me hallet e tyre dhe të ju jap vendin e merituar në shoqëri. Ata po detyrohen që hallet e tyre t’i shprehin përmes protestave e cila gjë nuk është dashur të ndodh pas 23 viteve liri. Jemi dëshmitarë të mbajtjes së proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve të UÇK-së, të porositura dhe paguara nga Rusia dhe Serbia.

Tanimë në Hagë ndodhen udhëheqësit e UÇK-së, derisa atje do duhej të gjendeshin serbët që masakruan, dhunuan dhe dogjën Kosovën. Në këtë proces gjyqësor gjendet dhe njëri nga protagonistët kryesor të çlirimit të Prishtinës, bashkëluftëtari ynë Sali Mustafa, i cili po përballet me akuza dhe dëshmi të rrejshme”, tha ndër të tjera Sopi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img