Site icon PrishtinaPress

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Prishtina e mbuluar me mbeturina

Sot është Dita Botërore e Mjedisit, kjo ditë shënohet gjithandej globit për të ngritur  vetëdijën e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjeëse për një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm.

Por, një ambient krejt ndryshe dhe me përplotë mbeturina gjendet pikërisht në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Në lagjen Arbëria, në rrugën “Ahmet Krasniqi” gjenden dy deponi mbeturinash ku qytetarët po e shfrytëzojnë jo vetëm për të hedhur mbeturina por edhe materiale inerte të ndërtimit.

Traktor-taksit  ilegal, në mungesë të vëzhgimit nga ana e inspektorëve komunal  zakonisht  shfrytëzojnë ditët e vikendit për të hedhur mbeturina skaj rrugës. Ky akt i shëmtuar po ndodhë në sy të komunës së Prishtinës ku janë krijuar grumbuj të tërë mbeturinash për një kohë të gjatë, ndërsa nga ana e komunës nuk duket të jenë marrë masa për parandalimin e kësaj dukurie.

Më poshtë mund t’i shihni fotot e bëra nga indeksonline pikërisht sot në ditën botërore për ruajtjen e mjedisit.

Exit mobile version