Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ka qenë një ndër personazhet më të përfolur gjatë kësaj vere në media.
Videot e ndryshme në TikTok, imazhet provokuese nga plazhi dhe paraqitjet me bikini, ka bërë që bukuroshja me prejardhje nga Peja të jetë e shumë diskutuar në media.
Së fundmi, ajo publikoi disa imazhe të reja nga plazhi, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini teksa tregon linjat trupore.
Foto: Arta Nitaj/Instagram
Një pjesë të madhe të verë, ‘Xhesika’ e hit-serialit “O Sa Mirë” e ka kaluar me pushime në jug të Shqipërisë.
Falë pushimeve të shpeshta, modelja ka arritur që të marrë një ngjyrë perfektë të trupit – gjë edhe për të cilën është komplimentuar shumë nga fansat.
Foto: Arta Nitaj/Instagram
Arta ka qenë e përfshirë edhe në projekte televizive, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta shohim sërish në ekran në sezonin e ri .