Site icon PrishtinaPress

Në cilat shtete evropiane vidhen më së shumti vetura?

Janë publikuar të dhënat që tregojnë shkallën e vjedhjeve të makinave në vendet evropiane. Të dhënat mbulojnë numrin e vjedhjeve të makinave të regjistruara për 100,000 banorë në vitin 2020.

Ndryshe nga sa pritej, Suedia është në krye të Bashkimit Evropian për numrin e vjedhjeve të makinave. Ka pasur 207 prej tyre për njëqind mijë banorë.

Suedia pasohet nga Italia me 169 vjedhje makinash, më pas Holanda me 155 dhe Greqia me 144 vjedhje makinash për 100 mijë banorë.

Kroacia kishte 17 makina të vjedhura dhe po aq në Bullgari. Në Rumani janë regjistruar 9 vjedhje makinash për njëqind mijë banorë, në Estoni 8 dhe në Danimarkë janë regjistruar vetëm 5 vjedhje makinash për 100 mijë banorë./Prishtinapress/

Exit mobile version