Site icon PrishtinaPress

Në çfarë gjendje u gjetën të vrarët në Dardani? Prokurori jep detaje të padëgjuara

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.

“Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai.

Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se vrau dy familjaret e tij dhe vetën.

“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.

Ai tregon se cka i ka thënë i ndjeri djalit të tij kur e ka marrë në telefon, pasi janë vrarë dy gratë.

“në telefonatën që e ka marrë ka thënë se këto dyja i kurtalisa, e tash po e kurtalisi edhe vetën”, ka thënë Hamiti.

Kryeprokurori tregon fjalët që i tha i biri i dorasit

Djali i dorasit Hasan Krasniqi, Kreshniku i ka thënë kryeprokurorit Imer Beka se i ati kontrollohej shpesh në psikiatri.

Kryeprokuroi Imer Beka para pak çastesh dha detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë. Ai ka bërë të ditur se nuk i kanë të qarta motivet e vrasjes, por që konfiromi se dorasi kishte probleme mendore.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka.

Vrasja e trifishtë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Dardani, kryefalimajri kishte vrarë bashkëshorten, nuse e djalit dhe më pas veten.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të hetuar rastin me tutje.

Kryeprokurori flet nga vendi ku ndodhi vrasja e trefishtë

Kryeprokurori i Prokurorish Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka folur në lidhje me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Prishtinë, i cili ka sqaruar se personi që ka vrare gruan e tij dhe renë e tij (gruan e djalit) dhe që pastaj ka qëlluar edhe vetën, ka qenë me probleme psikike.

Beka: Personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike

“I zoti i shtëpisë, ose personi që i ka vra, së pari e ka vra gruan e vet, pastaj e ka vra gruan e djalit, ose renë e vet dhe në fund ka bërë vetëvrasje. Sot gjatë kësaj dite, policia dhe prokuroria, ka pas angazhim në lidhje me këtë rast shumë të rëndë. Motivet e vrasjes ende nuk i kemi marrë si duhet, por kemi marrë informacion se personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike, pasi siaps djali të tij, ka qenë shpesh-herë i kontrolluar edhe nga psikiatria”, tha Beka.

Ai po ashtu njoftoi se fëmija dyvjeçar, i cili ka qenë i pranishëm në rastin e kryerjes së krimit, është marrë nga baba i tij dhe është quar në vend të sigurt, të familjarët tjerë të tij.

I pyetur nëse personi që ka kryer vrasjet, të ketë pasur ndonjë vepër penale të më hershme penale, Beka tha se tani është herët për të folur për këtë, pasi sot i kanë kryer vetëm veprimet teknike hetimore, kurse prokurori i rastit do të fillojë procedurën e zhvillimit të hetimit, për të siguruar provat dhe të vijë deri të motivi i kryerjes së veprës.

Sot në mesditë në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku një qytetar ka qëlluar gruan e tij, gruan e djalit të tij dhe pastaj ka vrarë edhe vetën. Në momentin e kryerjes së krimit i pranishëm në banesë ishte edhe një fëmijë 2 vjeçar.

Ky është personi që vrau gruan, nusen e djalit dhe më pas vetën në “Dardani” të Prishtinës

Hasan Krasniqi (61 vjeç) ka vrarë sot gruan e tij, nusen e djalit të tij dhe pastaj veten. Ngjarja ka ndodhur pasdite në lagjen Dardania në Prishtinë.

Media i ka mësuar emrat e të vrarëve: Hasan Krasniqi (1958), Hysenije Krasniqi (1959) dhe Remzije Krasniqi (1991).

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë i janë përgjigjur rastit.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

Exit mobile version