Site icon PrishtinaPress

Në Bruksel shkon Avdullah Hoti, jo edhe Hashim Thaçi

Në takimin e 25 qershorit në Bruksel do të shkojë kryeministri Avdullah Hoti, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi.

Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj brenda presidencës.

Klan Kosova po ashtu ka mësuar se kryeministri kosovar në Bruksel do të takohet vetëm me përfaqësuesit europianë, por jo edhe ata të Serbisë.

Në ndërkohë, shefi i qeverisë kosovare mbrëmjen e djeshme e ka treguar agjendën e këtij takimi.

“Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.

Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë. Nga Brukseli do të udhëtoj për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik”.

Takimi i Brukselit do të mbahet dy ditë para takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington ku pritet të rifillojë dialogu mes të dyja vendeve.

Exit mobile version