2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Në Bruksel edhe sot bisedohet për kodin telefonik

Në Bruksel zhvillohet sot dita e tretë e rrethit të ri, të dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë nisur një tur të ri bisedimesh për kodin telefonik, pasi Marrëveshja e 2013-s nuk ka gjetur zbatim.
Beogradi zyrtar insiston që Kosova të ketë vetëm “kod territorial”. E Prishtina zyrtare ka këmbëngulur se kodi duhet ta ketë të njëjtin emërtim sikurse për shtetet.
Deklarata zyrtare nga takimet nuk ka pasur. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila e drejton delegacionin kosovar, nuk ka folur për arritjet e këtij rundi negociatash.
Kurse, Brukseli ka thënë se pret që ky rreth i bisedimeve të përmbyllet me marrëveshje për telekomunikacionin.
Mediat serbe kanë raportuar se është biseduar për pronën e Telekomit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img