1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Në Beograd zbulohet dhoma e torturave, gjurmë të terrorit në një mulli mishi

Në lagjen Ritopek të Beogradit është zbuluar një vend ku dyshohet se janë torturuar e vrarë njerëzit mizorisht.

Ministri i brendshëm serb, Vulin ka thënë se disa mostra të ADN-së u gjetën në një mulli të mishit në shtëpinë e serbit me të kaluar kriminale, Veljko Belivuk.

MUP-i serb ka fakte se pjesë e këtij grupi është edhe klani i Marko Miljkoviq.

“Asnjë krim i klanit Belivuk-Miljković nuk do të mbetet i pazgjidhur. Pasi gjetëm një dhomë të fshehtë në shtëpinë e tmerreve në Ritopek, në të cilën, përveç armëve dhe eksplozivëve, ishte edhe një mulli industriale i mishit” thuhet në njoftimin e Vulin.

Bazuar në dyshimet e para, thuhet se ky grup torturoi njerëzit, i vrau ata dhe më pas i zhduku.

Mbetjet e ADN-së së disa viktimave u përcaktuan nga ekspertiza dhe analiza e ADN-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img