Përplasje të ashpër kanë pasur analistët Dardan Gashi e Dibran Hoxha, sonte live në emisionin Debat Plus.
Dibran Hoxha po fliste për faktet pse Vetëvendosje ende qëndron lart me përqindje, duke thënë se ka vizituar disa biznese të cilat i kanë thënë se më parë paguanin haraç.
Këtu reagoi analisti Dardan Gashi.
“Ti je shku në tri dugaja të kushërinjve të tu edhe po do me ma kthjelltësu mendimin mu. E gabuar dhe manipulative”, tha Gashi.
“Nuk po bjen VV-ja në përqindje? Më kanë thanë që kena pagu haraç. A e ke pagu ti, me çka ke jetu ti. Prej bujqësisë kemi jetu. A do me t’i kallëxu në baushtellë kam punu prej qeverisjeve të juaja”, tha Hoxha.