Site icon PrishtinaPress

Në Babimoc të Obiliqit vetura godet për vdekje një këmbësore

Një grua ka humbur jetën të martën, pasi është goditur nga një automjet sot rreth orës 19:00 në Babimoc të Obiliqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga informacionet e para viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Exit mobile version