1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Në arrati që nga vrasja e Ardian Nikulajt, kapet britaniku i fundit i “skuadrës së vrasësve”

Një tjetër shtetas anglez, i cili ishte i përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, me rolin e vëzhguesit, është arrestuar.

Skuadra Nacionale e Ekstradimeve pran NCA, FBI-ja angleze pas shumë ditë kërkimesh arrestuan Harry Simpson në qytetin e Londrës mbrëmjen e së enjtes.

Raportohet se Simpson do të dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rikojtojmë se sipas hetimeve të kryera në Shqipëri, u zbulua se Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi portuges Ruben Saraiva. Po atë ditë ai u largua me urgjencë nga Shëngjini dhe mbërriti në Rinas përmes dy taksive. Sipas dosjes hetimore rrugës ai ndërroi rrobat dhe tentoi të kalonte kontrollin policor të kufirit në Rinas pa treguar pasaportën.

Me arrestimin e Simpson kompletohet kapja e grupit të dyshuar si vënës në jetë të planit për ekzekutimin e biznesmenit të njohur nga Shëngjini.

Simpson ishte personi i fundit që qëndronte në arrati si një nga të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Më herët në Angli janë arrestuar edhe Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan, të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale në rolin e bashkëpunëtorit.

Ndërsa Edmond Haxhia, që akuzohet si personi që ka porositur vrasjen, është arrestuar gjithashtu në Britani.

Kurse ekzekutori i Nikulajt, vraësi portugez Ruben Saraiva, u arrestua në Marok 20 ditë pas krimit. Autoritetet shqiptare janë në procedura për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Pas hetimeve, autoritetet shqiptare kanë arritur në konkluzionin se Edmond Haxhia kishte kontraktuar të gjithë shtetasit e huaj për realizimin e vrasjes së Nikulajt. Me këtë të fundit, familja e Haxhiajt ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.

Njoftimi i policisë

Punë intensive lokalizuese dhe kërkime të kryera në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Lokalizohet dhe kapet në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img