Site icon PrishtinaPress

Në Ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën në Mynih, hapet libri i ngushëllimeve për viktimat në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në Ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën në Mynih nga e marta do të hapet libri i ngushëllimeve për viktimat në Mynih.
MPJ njofton se nga 26 korriku 2016 deri më 29 korrik 2016, në Ambasadën e Kosovës në Berlin do të jetë i hapur Libri i Zisë prej orës 14:00 deri në orën 16:00, ndërsa në Konsullatën në Mynih prej orës 13:00 deri në orën 16:00.
Ndryshe, trupat e pajetë të dy të rinjve Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, pritet të arrijnë sonte në aeroportin e Prishtinës./PrishtinaPress.eu.

Exit mobile version