Site icon PrishtinaPress

Në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë u lënduan katër persona

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Lupç.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti për Express.

Pamje nga aksidenti i sotëm rrugës për Podujevë

Exit mobile version