Pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbrëmë kanë konfiskuar një sasi të madhe të pijeve alkoolike, si dhe fruta e perime, të gjetura në një veturë me targa të Serbisë nga Leposaviqi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.
Policia e ka ndaluar këtë veturë të drejtuar nga një shtetas serb për “kalim të paautorizuar të kufirit”.
Makina e tij, siç thuhet në raport, më pas është kontrolluar.
“Është vërejtur se në automjet ka rreth 100 litra pije alkoolike (verë), si dhe fruta e perime”, saktësohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Gjithçka, përfshirë automjetin, është dërguar në terminalin doganor.
Shoferi është shpallur i pafajshëm, por është hapur rasti për dy veprat penale “kalim i paautorizuar i kufirit” dhe “kontrabandë me mallra”.