Ai është ndër këngëtarët më të kërkuar në ahengjet familjare.
Korab Jetishi, i cili fillimisht e filloi karrierën si djali i këngëtarit Xeni, sot zotëron një famë të konsiderueshme, falë zërit të tij, shkruan Kosovarja.
Ai ka vite që po gëzon jetën familjare, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën, ku sot ata shënojnë një datë të veçantë. Këtë gjë Korabi e ka treguar publikisht me një urim emocionues dhe një foto të lezetshme familjare. Bëhët fjalë për përvjetorin e 5-të të martesës.
Duke e lavdëruar bashkëshorten e tij si një grua e zonja dhe nënë e devotshme, këto janë fjalët e ëmbla të Korabit për gruan.