Site icon PrishtinaPress

Në 3 vjetorin e shkuarjes në Hagë, Memli Krasniqi viziton familjet e krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm. “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull.

Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, tha Memli Krasniqi.

Ai tha se sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë.

“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, tha Krasniqi.

Exit mobile version