0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Në 24 orët e fundit, 651 njerëz vdiqën nga coronavirusi në Itali

Në 24 orët e fundit, 651 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Itali. Gjithsej 5476 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Në Lombardi, rajoni më problematik, numri i vdekjeve u rrit me 360 ​​vetëm sot.

Italia Veriore është bërë pika kryesore e re për infeksionin e coronavirusit dhe aktualisht është rajoni më problematik.

Që nga dje, numri i të infektuarve është rritur për 5,560. Deri më tani, 59.138 njerëz janë infektuar në Itali. Por më shumë se 7,000 janë rikuperuar.

Aktualisht janë 46,638 raste aktive.

Kujtojmë se të shtunën, 793 njerëz vdiqën nga coronavirusi në Itali, ndërsa 546 vdiqën vetëm në Lombardi, duke e bërë ditën me më së shumti vdekje deri më tani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img