Shkolla fillore “Elena Gjika” pritet ta ndryshojë vendimin në lidhje me thirrjen për grevë nga SBASHK-u.
Shkolla fillore “Elena Gjika” ishte e vetmja shkollë që këtë mëngjes e filloi mësimin.
Pas mbajtjes së mbledhjes së mësimdhënësve me drejtorin e shkollës fillore “Elena Gjika”, Betim Sylejmani, lajmi.net merr vesh se është marrë vendim që edhe kjo shkollë ti bashkohet grevës së SBASHK-ut.
Disa mësimdhënës thanë se nuk e dinë se kur do të fillojë mësimi dhe se të gjithë tani i janë bashkëngjitur SBASHK-ut.
Sipas mësimdhënësve, greva do të përfundojë atëherë kur SBASHK-u të merr vendim për përfundimin e saj.