1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshon moti: Java e ardhshme me ulje të temperaturave, me reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve në vijim parashihet se do të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e Kontinentit.

“Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdoj deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave”.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img