0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshon mendje kryeministri, e dorëzon veten për tema të mëdha

Nisma e deputetëve të Kosovës, më 22 dhjetor, për rrëzimin e Gjykatës Speciale bëri bujë të madhe mediatike e ndërkombëtare. Ishin ndërkombëtarët të cilët vazhdimisht bënin thirrje karshi deputetëve dhe liderëve të vendit, se zhbërja e Speciales do të kishte masa negative për vend. Mirëpo, në fillim kjo gjë as që iu shkonte në vesh atyre.

Me kalimin e kohës, ishte i pari kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që përmes një kolumne pranoi që Gjykata Speciale në vend nuk duhet të rrëzohet. Mirëpo, edhe pse kjo çështje nga Veseli u pranua, ishte kryeministri i vendit i cili vazhdimisht kundërshtonte atë se çfarë thoshin ndërkombëtaret.

Madje, kryeministri si përgjigje të drejtpërdrejtë nga Amerika, mori refuzimin e vizës së tij për “Lutjet e mëngjesit”.

Mirëpo, pas një muaji që prej kur kryeministri Haradinaj vazhdimisht kundërshtonte ndërkombëtaret, u dorëzua. Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.

Gjithashtu, Haradinaj ka deklaruar se Gjykata ekziston dhe nuk vihet në pikëpyetje.

“Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament. Janë votuar ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin “Zona e Konfliktit”, me Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta.

Ai ka theksuar se asaj nuk i frikësohet personalisht, dhe se është i gatshëm të dorëzohet, nëse ngrihet aktakuzë kundër tij.

I pyetur nga Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, se a mendon se do të ecën përpara nisma e deputetëve për gjykatën që do të merret me rastet e supozuara të krimeve të luftës në Kosovë, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk duket se po”.

“Ideja e deputetëve është e lidhur me procedurat, është e lidhur me atë gjykatë, por nuk është në nivel të ndalimit të gjykatës”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nga gazetari i DW për iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit për Gjykatën Speciale, transmeton Gazeta Express.

Më herët, Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ekziston dhe se nuk vihet në pikëpyetje.

Gazetari i Deutsche Welle e ka pyetur shefin e ekzekutivit kosovar edhe se a i frikësohet Gjykatës Speciale.

“Ekziston një shqetësim në lidhje me Gjykatën tek një numër njerëzish këtu”, ka thënë Haradinaj.

“Ata e konsiderojnë atë të padrejtë, si institucion të drejtësisë, që merret vetëm me raste të caktuara, dhe jo gjithçka çfarë ka ndodhur këtu në të kaluarën”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

“Unë personalisht nuk kam frikë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nëse kjo gjykatë ngre aktakuzë kundër tij, ai do t’i dorëzohet asaj.

Haradinaj ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Deputetët duan ta amendamentojnë ligjin ekzistues, por jo ta ndalojnë gjykatën”, është shprehur kryeministri kosovar.

E veç Gjykatës Speciale, gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se edhe vendi nuk ka bërë sa duhet për ta luftuar korrupsionin – që është një prej kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Teksa Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, i ka kujtuar deklaratën e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, se shumë prej rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit kanë përfunduar pa dënime apo konfiskime, dhe se Kosova në këtë drejtim s’ka bërë shumë në mënyrë që t’i hiqen vizat, Haradinaj ka thënë se “kjo është e vërtetë”.

“Korrupsioni dhe situata me luftimin e korrupsionit… s’jemi për t’u duartrokitur se sa kemi bërë”, është shprehur shefi i ekzekutivit kosovar.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat si shoqëri”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Liberalizimi i vizave s’është shpërblim për politikanët, është shpërblim për qytetarët, ata që po vuajnë”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.

“Ne jemi Evropë, i përkasim Evropës, e ardhmja jonë është Evropa”, është shprehur Haradinaj.

“Mendoj se ndëshkimi i politikanëve apo i elitave është i drejtë, por ndëshkimi i shoqërisë dhe i qytetarëve, kjo s’është e drejtë”, ka thënë kryeministri kosovar.

E mërkurja për Haradinajn ishte ditë dorëzimi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, pas vendimit që kishte marrë për dyfishimin e pagës së vet dhe të zyrtarëve qeveritarë, edhe pse vlerëson se vendimi i AKK-së është i ndikuar politikisht, shkruan Gazeta Express

Këtë vendim Haradinaj e ka marrë pasi që 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht derisa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Statusi i plotë i Haradinajt në Facebook ku bën të njohur vendimin e tij:

Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin.

Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi.

Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave.

Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img