4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshon formati i bisedimeve me Serbinë – kalon në nivel Presidentësh

Dhjetëra marrëveshja janë arritur deri më tash prej fillimit të bisedimeve teknike e politike me Serbinë, por një pjesë e tyre atëherë s’janë zbatuar. Kjo është njëra prej arsyeve pse Qeveria e Kosovës ka vendosur të kërkojë ndryshimin e formatit të njerëzve që do të bisedojnë. Tash, dialogu Prishtinë-Beograd do ta udhëheqin presidentët e dy Republikave.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri s’do ta ketë më barrën kryesore në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo për shkak se kompetencat e saj do t’i marrë Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Kjo është kërkesa që Kryeministri Isa Mustafa e ka bërë të qartë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në nivelin aktual. Kjo për shkak se s’po kanë rezultatet negociatat që zhvillohen në Bruksel nën udhëheqjen e BE’së dhe mbikëqyrjen e SHBA’së, shkruan Gazeta Express.
” Mendoj se dialogu duhet të fillojë me një format dhe koncept krejtësisht tjetër”, ka paralajmëruar Kryeministri në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.
Por, pse po bëhet një veprim i tillë?
Kryeministri jep shpjegimet.
“Sepse kjo çka po duket tani lidhur me moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, prolongimin e tyre dhe papërgjegjësinë totale të Serbisë lidhur me marrëveshjet që janë nënshkruar, dhe përforcimet e strukturave paralele, flet se dialogu nuk po jep rezultate për të cilat po zhvillohet dhe nuk ka seriozitet të palës serbe sa i përket dialogut”, ka thënë Kryeministri për REL.
Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se në nivelin tjetër të dialogut me Serbinë do të kërkohet një afat se deri kur do të vazhdojnë takimet pasi s’do të më bisedime pa afat.
“Ne do të bëjmë vërejtje konkrete dhe shumë të adresuara në BE lidhur me këtë gjendje. Ne duhet të profilizojmë saktë dialogun, duhet të kemi një agjendë të qartë të dialogut dhe po ashtu duhet të kemi një afat se për sa ne do të dialogojmë, sepse nuk mund të humbim kohë pakufi me dialog me Serbinë. Po e shohim se nuk ekziston vullneti i palës serbe që të zbatojë marrëveshjet e paketës së dialoguar”, ka shtuar ai.
Deri më tash, bisedimet me Serbinë janë zhvilluar në nivel më të ulëta. Beogradi është paraqitur në nivelin e drejtorëve, ndërsa, Prishtina në nivelin e Ministrave. Vetëm kur janë arritur marrëveshjet ato janë nënshkruar nga Kryeministrat.
Ndërsa, tash, marrëveshjet do t’i nënshkruajnë Presidentët Hashim Thaçi e Tomisllav Nikolic.
Dialogun Kosovë-Serbi e ka kundërshtuar në vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa, AAK ka qenë krejtësisht e përfshirë prej fillimit në këtë proces përmes Nënkryetarit të Partisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img