Site icon PrishtinaPress

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Sërish mot stabil gjatë javës, por jo me temperatura shumë të larta.  Në fundjavë sërish mundësi për reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

6.11.2022 – Fushat anticiklonike, sërish do të shtrihen mbi rajon gjatë kësaj jave, që favorizojnë mot më stabil dhe të thatë.  Ditëve të para do të ketë më shumë vranësira, derisa nga dita e mërkurë dhe enjte intervale më të gjata me diell, por se orëve të mëngjesit me kushte për mjegull në ultësira.

Kalimi i një fronti nga dita e premte sjell vranësira dhe mundësi për të reshura shiu, që mund të vazhdojnë edhe ditën e shtunë.

Në ditët e ardhshme, moti më i qëndrueshëm, me qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, sjell  rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta  e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.

Datat:

7.11 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës intervale me diell.  Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.

8.11 – Paradite vranësira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

9.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

10.11 – Kryesisht me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.

11.11 – Kryesisht me vranësira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta.  Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.

Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohë pas kohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s.  Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

Exit mobile version