Site icon PrishtinaPress

Ndryshohet vula në Mitrovicën e Veriut nga “Zyra Administrative” në “Republika e Kosovës”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka vendosur për ndryshim të vulës zyrtare në këtë komunë.

Nga “Zyra administrative e Mitrovicës së Veriut” në vulën e re do të shkruhet “Republika e Kosovës – Komuna Mitrovica e Veriut”.

Atiq u betua më 19 maj në ceremoni e procedurë të shkurtër.

Ai fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit, në procesin e bojkotuar nga serbët. Është hera e parë që kjo komunë udhëhiqet nga një shqiptar.

 

Exit mobile version