Para nëntë viteve, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur Presidente e Kosovës. Nga një zëvendësdrejtore në Policinë e Kosovës, ajo ia kishte dalë që të bëhej e para e vendit.
Por, nëse shikohen fotot prej kohës kur ajo ishte në pozitën e presidentes, shihet se Jahjaga ka ndryshuar shumë në pamje.

Krahasuar me atë kohë, Jahjaga është dobësuar.


Ndërkohë, edhe tash në secilën paraqitje që bën ajo merr vëmendjen e të gjithëve, me pamjen e saj.
Në paraqitjet e saj, bien shumë në sy veshjet me ngjyra.


Ndryshe, Jahjaga ishte renditur në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani.

Në edicionin e vitit 2020, Jahjaga renditet në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës.
“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën./Gazeta Express

