Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë disa ndryshime brenda dikastereve të ndryshme të kësaj ministrie.
Ministri Xhelal Sveçla ka vendosur që të largoj nga pozitat që kanë pasur brenda MPB-së, Armend Rugovën dhe Vjoclla Bruqin, kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda MPB-së.
“Është larguar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Prokurimit Armend Rugova dhe shefja e personelit të MPB-së, Vjollca Bruqi”, kanë thënë burimet.
Po ashtu sipas të njëjta burimeve, Vjollca Bruqi pas largimit nga pozita e shefes së personelit, është vendosur në pozitën aktuale si udhëheqëse në qendrën për të huaj.
Ndryshe ditë më parë Telegrafi ka raportuar edhe për ndryshime brenda Policisë së Kosovës.